Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor në fshatin Bishqem. Mësohet se një makina ka humbur kontrollin në aksin Elbasan-Peqin dhe është përplasur me bordurën anësore.
Nga aksidenti fatmirësisht nuk ka asnjë person të lënduar, ndërkohë që dëmet materiale të makinës janë të shumta. Ende nuk dihet arsyeja e humbjes së kontrollit të drejtuesit të mjetit.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara ndërsa policia nuk ka qenë në patrullim.
Në vendngjarje ka shkuar Policia së bashku me grupin hetimor për të hetuar shkaqet e ngjarjes.