Një 11-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor
Aksidenti ka ndodhur në unazën jugore të qytetit të Elbasanit në afërsi të lagjet “Emin Matrazhiu”. Automjet i drejtuar nga 30 vjeçari me iniciale A.B, banues në Elbasan, ka dalë nga rruga. Për pasojë, mbetën të plagosur tre persona, drejtuesi i mjetit si dhe pasagjerët B.Ç, 47-vjeç, si dhe E.K, 11 vjeç, banues në Elbasan. Të plagosurit u dërguan me ugjencë në spital, por si pasojë e plagëve të mara I mituri fatkëqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.