Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat, ku si pasojë një 55 vjeçare është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Sipas informacionit të policisë, bëhet me dije se një mjet tip ‘Ford’ ka përplasur 55 vjeçaren e cila ndodhet në spitalin e Beratit në gjendje të rëndë shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
‘Rreth orës 18:10 në vendin e quajtur “Kombinat”, shtetasi F.H,41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren shtatsen S.M, 55 vjeç, e cila është transportuar në Spitalin Rajonal Berat në gjendje të pastabilizuar për jetën. Grupi hetimor në vendgjarje po punon për zbardhejn e shkaqeve te aksidentit’, njoftoi policia.