Një këmbësor ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë tip Toyota në afërsi të tregut agro-ushqimor në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale G.Xh, ka aksidentuar këmbësorin e seksit mashkull rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar. Si pasojë e plagëve të marra, burri menjëherë ka gjetur vdekjen.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar nga Shërbimet e Policisë për veprime të mëtejshme sakaq po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.