Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Hani Hotit–Shkodër, në vendin e quajtur Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe.
Policia bën me dije se shtetasi Gj. M. 55 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Benz, me targë SH4983E, ka aksidentuar me pasojë vdekjen një shtetas të seksit mashkull rreth 40 vjeç, i cili po lëvizte në këmbë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.