Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit.
Viktima, identiteti i të cilit nuk dihet ende, mësohet se po udhëtonte me motor në aksin Rrëshen-Kalimash.
Ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikëndarësen e autostradës në afërsi të fshatit Gziq të Mirditës, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.