Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Lezhë.
Burime policore bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:50, në rrugën e fshatit Pllanë, Lezhë në afërsi të shkollës, mjeti me drejtuese akoma të paidentifikuar ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë ka marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia përtej normave të lejuar ose mosrespektimi i sinjalistikave rrugore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.