Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë, ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur dy të tjerë.
Mësohet se një Mercedes-Benz me targa të Durrësit është aksidentuar në rrethana ende të panjohura.
Brenda këtij mjeti ndodheshin 3 persona.
Një prej tyre ka ndërruar jetë dhe është dërguar në morgun e Sarandës, ndërkohë që nuk ka ende informacion lidhur me dy shtetasit e tjerë.