Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve kanë mbetur të lënduar 3 persona, gjendja e të cilëve nuk dihet ende.
Sakaq policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia përtej normave të lejuara, mosrepsktimi i sinjalistikave rrugore ose parakalim i gabuar.
27.al raporton se bilanci i aksidenteve rrugore vijon të rritet.