Ajzberg përpara!… (Shëndeti i kujt mër pallë?) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ajzberg përpara!… (Shëndeti i kujt mër pallë?)

15:30 | 20/04/2020
në Opinion
0

Nga Dritan Shano

Shëndeti mbi të gjitha, thotë.
Shëndeti i kujt mër pallë?
Shëndeti im dhe i 99 % të shqiptarëve jo njëherë!!!
Shëndeti im dhe i 99 % të shqiptarëve po zbërdhylet, po squllet, dhe po përkeqësohet çdo orë që kalon!!!

Dobësimi i shëndetit tim imunitar është rezultat i drejpërdrejtë i politikës së ndjekur nga kryeministri, qeveria, parlamenti. Grumbuj mjekësh kanë zgjedhur të jenë proqeveritarë me argumenta hipotetikë dhe jo pro-shëndetit tim.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Kur jeton në një shoqëri është normale të mbash dhe barrën e të tjerëve. Por tani, pas një muaji e përtej izolimi mendoj se është detyra ime primare të kujdesem për shëndetin tim. Për këtë arsye mendoj se vija e kuqe, ku mua më është imponuar të sakrifikoj shëndetin tim në favor të shëndetit të të tjerëve, është tejkaluar dhe kjo mënyrë veprimi duhet ndërprerë, në respekt të shëndetit të të shëndoshëve që po sëmuren, vetëm e vetëm që mos deligjitimohet qeveria dhe sistemi shëndetësor. Nuk mendoj se ndokush është gati të japë jetën për këtë kauzë të sajuar nga persona që nuk mbajnë asnjë përgjegjësi për veprimet e veta. Jo për gjë, po nuk ka as gjykata.

Askush nuk e mohon dot se me veprimet e veta të izolimit të tejzgjatur po më sulmon shëndetin, po ma përkeqëson atë, ndoshta po më bën gati të vdes, nëse ka një valë tjetër të COVID-19, apo të ndonjë virusi tjetër që mund të shfaqet papritur pas dy javësh. Atëhere, kur shëndeti im imunitar, garanti i jetës time, të jetë dobësuar aq shumë sa mos jetë në gjendje të më mbrojë. Kjo është duke ndodhur.

Ky është fakt!!! Nuk është hipotezë!!!

Hipotezë është që: Po të mos kisha marrë këto masa (që po dëmtojnë shëndetin tim) do kishin vdekur 2800 vetë.

Nuk ka njeri që e vërteton këtë hipotezë. Mungesa e të dhënave i bën këto fjalë të jenë më pak serioze se një fall me letra. Dhe jo vetëm se testet kryesisht ishin vetëm për qeveritarët (dhe këtu më kujtohen ato filmat ku ndonjë SS i rruar dhe i livandosur nxirrte ndonjë çokollatë, që e kishte vetëm ai racion, dhe ja jepte ndonjë fëmije hebre nja dy ditë para se ta çonte në dhomën e gazit).

Por, edhe sepse asnjë mjek nuk e di, dhe nuk mund të pretendojë ta dijë se si reagon trupi i çdo individi ndaj një virusi. AND-ja e secilit është e ndryshme. Reagimi i ndryshëm.

Kështuqë, unë mund të thosha që po të mos kishe marrë këto masa, do kishin vdekur 3800 njerëz, ose 63 njerëz, ose 112 njerëz, ose 17000 njerëz dhe të gjitha këto hipoteza të ishin njësoj të vlefshme, sa hipoteza jote.

26 të vdekur me COVID-19 në spital është vetëm ajo që duket; askush nuk e di sa vdesin qyteteve e fshatrave pa u raportuar fare për arsye nga më të ndryshmet, qofshin këto praktike apo morale. Kjo është vetëm ajo që duket.

Sot, askush nuk e di sa pranë vdekjes janë shumica e popullsisë, për shkak të efekteve që izolimi të njerëzve dhe ndalimi i ekonomisë ka mbi përkeqësimin e shëndetit te tyre fizik dhe mendor, dhe cilësisë së jetës së tyre ekonomike e sociale. Sot, askush, nga ata që rrinë mbyllur në shtëpi, nuk e di se a do ta përballojë dot një valë të dytë virusi, apo a do e ketë vendin e punës që kishte para se ekonominë tonë me osteoporozë ta mbyllte qeveria.

Ka individë, mes tyre dhe mjekë që thonë se kjo strategji, ky kurs i ndjekur ka rezultuar edhe më mirë se parashikimi i tyre. Këta ti i lajmëron: “Zotëri ke një ajzberg përpara”; Ky, në gjendje të lumtur dhe këmbëngulëse, të thotë: “S’ka problem, përpara me gjithë forcën!”.

Etiketa: ajzbergAjzberg përpara!... (Shëndeti i kujt mër pallë?)COVID-19Dritan Shanohipotezëpallëshendeti

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës merr disa masa kundër koronavirusit

Shpërblim jo vetëm për mjekët e infermierët, Kosova pagë shtesë edhe për stafin mbështetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com