Kreu i financave premtoi faljen për gjobat e vëna në mënyrë masive nga sistemi elektronik i tatimeve për mosdorëzimin e formularëve të punësimit.
Ministri Arben Ahmetaj u bëri apel të gjithë subjekteve që të dorëzojnë formularët e të punësuarve ose të vetpunësuarve edhe në administratën tatimore.
Ahmetaj premton faljen e të gjithë gjobave ndaj biznesit të vogël nga sistemi elektronik e-tax në vlerën e 10 mijë lekëve për vonesë në dorëzimin e formularit të vetdeklarimit. Ai tha se shumë shpejt do t’i propozohet parlamentit që këto gjoba të falen.
Por, kreu i Financave u bëri apel biznesve që të zbatojnë ligjin pasi vendosja e gjobave nuk është e padrejtë. Administrata tatimore ka shpjeguar se edhe pse janë të regjistruar në QKR këto biznese duhet të dorëzonin formularin e deklarimit të punonjësve dhe në zyrat e taksave.
Mendohet se sistemi ka vendosur gjoba për mijëra biznese të vogla në shkallë vendi dhe pse nuk dihet se sa biznese janë gjobitur.