Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ndan letrën zyrtare dërguar qeverisë, për atë që e quan “aferën e Portit të Durrësit”.
Vasili deklaron se qeveria në mënyrë të fshehtë dhe pa asnjë transparencë po përpiqet të rrëmbejë, një aset strategjik të një rëndësie të jashtëzakonshme kombëtare si Porti i Durrësit.
Ai thotë se si deputet i Kuvendit të Shqipërisë i është drejtuar Qeverisë me kërkesë zyrtare për informacion, duke nënvizuar se asnjë centimetër i Portit nuk do të lejohet kurrë të grabitet nga mafia qeveritare.