Qeveria miratoi bonusin për dhënien e aeroportit të Kukësit me koncesion.
Këshilli i Ministrave ka miratuar dje (11 korrik) edhe bonusin 8% në procedurën e përzgjedhjes për konsorciumin e krijuar nga shoqëritë “Kastrati sh.a” dhe “T.M.D Systems LTD” për dhënien me koncesion/PPP të aeroportit të Kukësit.
Ndërtimet e aeroportit përfunduan në vitin 2006, por nuk është vënë asnjëherë në funksion. Kryeministri Rama paralajmëroi para disa muajsh se aeroporti i Kukësit do të jetë operativ në vjeshtë.