Nga Bledian Koka
U deshën 12 orë nga ikja e saj që të shkruaj diçka për të. Ndoshta, sepse duhet të pakten 12 orë që një njeri të konsiderohet i zhdukur. Faktet tregojnë se lajmi i parë që mësova sot është mjerisht i vërtetë. Unë dhe ti Adela kemi një të përbashkët (jo se ishim katunarë, njëri nga Manza, tjetri nga Kavaja, dhe ah, sa krenar jemi për këtë fakt), por ne e urrejmë vanitetin.
Druaj se po të shkruaj ndonjë patetizëm të rastit vjen nesër e do më thuash: “të dija më të zgjuar se kaq”, dhe kush merret me ty pastaj sa të të dalë inati.
Dhe ti e di që une do e zbus inatin tënd duke të të parë në sy e duke të thënë…p.s…Adela, mos bëj kshu se jemi shokë.