A ka njeri që flet “shqip”? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A ka njeri që flet “shqip”?

19:38 | 18/04/2018
në Uncategorized
0

Nga Frrok Çupi

“Shqip” themi në pezhorativ sa herë kërkojmë që tjetri të flasë “drejt”, dmth, të thotë të vërtetën…, kësaj i themi “fol shqip”. Kur kërkojmë mes shqiptarëve që të flasin “shqip”, dmth përdoruesve të vetëm të kësaj gjuhe të vetme si e tillë në botë, atëherë edhe këtu duket se kërkojmë Diogjenin e Greqisë së lashtë që me fenerin e tij në dorë kërkonte “njerëz”. Një herë, kur e panë me kandil të ndezur në mes të ditës dhe e pyetën se ç’kërkonte, ai u përgjigj: “Kërkoj të gjej një njeri”…

Kërkohen njerëz që të flasin “shqip”. Mes nesh i kërkojmë, se të huajt nuk na kanë asnjë faj që nuk na e njohin gjuhën. E ardhura nga BE, Federica Mogherini, e ekzaltuar nga pritja ‘fake’e politikës shqiptare, sot në Tiranë tha se do të fliste “shqip” dhe ligjëroi këto fjalë: “Shqipëria i ngjan Ferrarit”. Edhe në këtë fjalë të premtuara si “shqip”, zonja BE gënjeu…, se ku e mori Shqipëria ‘breshkë’ shpejtësinë e Ferrarit…

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Por ata vijnë e shkojnë me shqipen copë- copë. Këta që janë këtu pse nuk flasin “shqip”? Sidomos për këtë punën e fundit të negociatave mes nesh dhe BE… askush nuk flet “shqip”. As maxhoranca, as opozita, as “zona gri”, as akademikët, as studentët, as fshatarët, as të burgosurit, as vetmitarët, as turma, as të ngujuarit, as të dhunuarit, as të uriturit…

Si nuk tha një nga këta se “nuk ka ndodhur gjë”…, po asgjë. Madje, po të ishte një  media normale, rekomandimin e nëpunësve të KE as që do ta quante lajm; kjo është thjesht propagandë. Sepse nuk ka ndodhur gjë, asgjë që të quhet lajm-(E dini ju të dashur studentë të gazetarisë së kur nuk ndodh gjë nuk ka lajm?).

Si nuk tha dikush se vetë KE nuk ka asnjë kapacitet legal që të çelë negociata me askënd. Bota e përparuar e mendimit dhe e analizës e ka thënë njëmijë herë se KE është një organizëm “i pavotuar”. Domethënë edhe kjo që ‘ndodhi’- është ‘fake’.

Si nuk tha dikush “shqip” se po na ngopin me lugë bosh, nuk po them se “po tallen.  Se edhe sikur nesër të bëheshim anëtarë të BE, a pyet njeri pse?” dhe “çfarë fitojmë?”

Të paktën të ishte dikush që të thoshte “shqip” se procedurat e anëtarësimit pranohen ose nuk pranohen në Parlamentin Europian (PE). Por PE, bash në kohën kur Mogherini me Hahn shpallën “rekomandimin” dhe në Tiranë plasi Úrraaa!”, ndodheshin në selinë e madhe të PE në Strasburg. Aty presidenti i Francës po kumbonte në sallë me fjalimin se ’nuk votojmë pranime të reja në BE nga Ballkani”, aty po thuhej se BE është  në krizë të thellë dhe nuk ka fuqi për zgjerim. Zoti Macron i Francës, që është njëra nga dy pikat themelore të BE tha se në BE shikon luftë civile”. Por ishte pikërisht momenti kur Mogherini mblodhi dy vetë, u lëpi nëpër sallën e madhe dhe doli në një dhomë të vogël ku shpalli “opinionin për hapjen e negociatave” me Shqipërinë.

Po si nuk ka njeri që të flasë “shqip”!… U duk se më shumë “shqip” se shqiptarët foli francezi Macron. Ai u bë sikur iu bërtiti nëpunësve të KE: “Ore ku po shkoni?, mos dilni që të flisni për pranime të reja, se po mashtroni”. Edhe Gjermania foli ‘shqip’ pas Francës dhe tha se “nuk është gjë ajo që u tha” në dhomën e vogël appendix të PE në Strasburg…

Por këtu në Shqipëri askush nuk foli ‘shqip’ e të thotë të vërtetën. Njëri i lëpihet qeverisë e nuk do t’ia prishë; tjetri i lëpihet nëpunësit të BE se “kushedi i bëj përshtypje të mirë”, tjetri i lëpihet Reformës në Drejtësi që të ‘mos më thërrasin në prokurori’ për korrupsion. Këta janë politikanët… Akademikët kanë dëgjuar gratë e shkreta që u kanë thënë: “sill atë piç rroge në shtëpi e mos u merr me politikë”. Studentët gjuajnë internetin; të burgosurit shkruajnë letra për familjarët.

Po kush dreqi do të flasë shqip mes të këtyre shqiptarëve?…

/Veritas.com.al/

Etiketa: Frrok Çupi

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
“Lironi vëllezërit tanë”, protesta zhvendoset në stadium, tifozët harrojnë eliminimin

“Lironi vëllezërit tanë”, protesta zhvendoset në stadium, tifozët harrojnë eliminimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com