A e shton duhanpirja rrezikun e prekjes nga Covid-i të formës së rëndë? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e shton duhanpirja rrezikun e prekjes nga Covid-i të formës së rëndë?

13:28 | 13/03/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –

Kritika e Spiropalit ndaj socialistëve në pushtet a shënon një pikë kthese në Shqipëri? –

Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet –

Të gjithë e dimë se pirja e duhanit është e dëmshme për shëndetin. Por cilat janë efektet e tij në rrezikun e prekjes nga një formë e rëndë e koronavirusit? Kjo çështje po debatohet prej disa kohësh, teksa ka prova të ndryshme që tregojnë se pirja e duhanit e rrit rrezikun si të infektimit po ashtu edhe të simptomave më të forta.

Së fundmi 2 studiues nga Universiteti Xhon Hopkins në SHBA, kanë prezantuar të dhënat e një studimi më të ri. Sipas tyre, probabiliteti i vdekjes për pacientët duhanpirës me Covid-19, është 2-fish më i lartë në krahasim me ata që nuk e pinë duhanin.

Kësisoj, të jesh pirës i duhanit është një faktor i rëndësishëm rreziku, që u shtohet faktorëve të tjerë dhe gjendjeve shëndetësore siç është mbipesha, e lidhur më shumë me forma të rënda të Covid-19. Rezultatet e këtij studimi janë botuar në “Annals of the American Thoracic Society”.

Pirja e duhanit dhe Covid-19, një çështje shumë e diskutuar

Deri më tani është folur shumë mbi lidhjet mes pirjes së duhanit dhe Covid-19, me prova

që shpesh nuk janë përfundimtare, madje në disa raste në kontrast me idenë se cigaret shtojnë rreziqet. Për shembull, një studim francez supozoi se nikotina mund të ishte disi mbrojtëse.

Edhe pse kjo në asnjë mënyrë nuk nënkuptonte se pirësit e duhanit nuk ekspozohen më shumë ndaj infeksioneve më të rënda me Covid-19. Autoritetet shëndetësore tregojnë se duhani mund të shtojë gjasat e prekjes nga infeksioni, qoftë edhe sepse preken më shpesh buzët me gishta dhe me cigaren ndoshta të kontaminuar me koronavirus.

Problemet e studimeve

Një nga kufizimet e tyre, sipas studiuesve Enid Neptun dhe Mishel Ekin, ka të bëjë me faktin se shumë kërkime janë të përqendruara në marrëdhëniet midis pirjes së duhanit dhe receptorit Ace2, një proteinë qendrore e Covid-19, meqë në të virusi kapet pas qelizave dhe përhapet në gjithë trupin.

“Përdorimi i sasisë sëAce2 si një indeks sasior i infektivitetit dhe sëmundshmërisë nga SARS-Cov-2 është shumë problematik. “Për të siguruar një kornizë mbi të dhënat mbi Ace2, është i nevojshme të kryhet një studim i thelluar, mbi atë nëse ndikon dhe si ndikon tymi i duhanit dhe nikotina në infektivitetin me Sars-Cov-2 ose ngarkesën virale (sasia e virusit)”- thotë Neptun.

Studiuesit propozojnë disa aspekte që duhen eksploruar, në mënyrë që të kuptohet më mirë roli i pirjes së duhanit. Në veçanti, duhet të studiohen efektet e pirjes së duhanit në mukozën e hundës, duke pasur parasysh se hunda është rruga kryesore e hyrjes së koronavirusit në trupin e njeriut, ndërsa deri më tani ka pak studime se çfarë ndodh në këtë ind tek duhanpirësit.

Së dyti, duhet të studiohet më mirë se si duhani na bën të prekshëm nga Covid-19. A e bën pirja e duhanit trupin dhe sistemin tonë imunitar të paaftë (ose më pak të aftë) për të reaguar ndaj virusit, ose a kontribuon në aftësinë e dobët të trupit për ta rregulluar këtë përgjigje?

BPCO dhe Covid-19

Po ashtu është e nevojshme të shqyrtohet se çfarë ndodh me proteinat Ras ose Sraa ( sistemi renin-angiotensin-aldosteron). Ato ndërhyjnë në disa mekanizma qelizorë, që kanë gjithashtu ndikim mbi shëndetin e mushkërive. Për shembull, mjekët e dinë se ndërprerja e disa aktiviteteve të këtyre proteinave, mund të jetë mbrojtëse kundër dëmtimeve të mushkërive të shkaktuara nga pirja e duhanit në pacientët me BPCO (sëmundje pulmonare obstruktive kronike). A mund të vlejë kjo edhe për Covid-19?

Studimi i rolit të nikotinës

Mbi bazën e të dhënave potencialisht të favorshme që lidhen me nikotinën – dhe jo duhanin – lidhja midis këtij përbërësi dhe Covid-19,lipset të analizohet më mirë, duke kujtuar gjithnjë se varësia nga nikotina, është një nga problemet me pasoja qendrore për sa i përket shëndetit publik. /Bota.al

Etiketa: COVID-19duhanpirjarrezik

Të Lidhura

Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –

Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –

nga 27
10:24 | 02/05/2026
0

Zbardhen detaje nga operacioni i gjerë antidrogë i zhvilluar në orët e para të mëngjesit në qarkun e Elbasanit. Me...

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –

nga 27
10:00 | 02/05/2026
0

Spirit Airlines ka filluar të mbyllë operacionet, duke anuluar fluturimet dhe duke mbyllur shërbimet ndaj klientit, sipas një deklarate në...

Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet –

Kritika e Spiropalit ndaj socialistëve në pushtet a shënon një pikë kthese në Shqipëri? –

nga 27
09:44 | 02/05/2026
0

Elisa Spiropali ka qenë për një kohë të gjatë e përkushtuar dhe shumë vokale në mbështetje të Partisë Socialiste në...

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet –

nga 27
09:34 | 02/05/2026
0

Presidenti amerikan tha se ekonomia amerikane mbetet në rrugën e rimëkëmbjes, pavarësisht presioneve të çmimeve të larta të energjisë. Duke...

Para
Atentati ndaj bizmesmenit Mena, Dosja i kalon SPAK-ut, merret vendimi për Cukalin dhe dy kushërinjtë e arrestuar

Atentati ndaj bizmesmenit Mena, Dosja i kalon SPAK-ut, merret vendimi për Cukalin dhe dy kushërinjtë e arrestuar

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –

Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –

10:24 | 02/05/2026
Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –

Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –

10:00 | 02/05/2026
Ky nuk është modeli i Partisë Socialiste! Po më thonë të hesht, por nuk kam frikë nga sulmet –

Kritika e Spiropalit ndaj socialistëve në pushtet a shënon një pikë kthese në Shqipëri? –

09:44 | 02/05/2026
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit –

Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet –

09:34 | 02/05/2026
E rëndë në Vlorë, gjendet i pajetë një person në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e vjetër –

E rëndë në Vlorë, gjendet i pajetë një person në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e vjetër –

08:58 | 02/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –
  • Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –
  • Kritika e Spiropalit ndaj socialistëve në pushtet a shënon një pikë kthese në Shqipëri? –
  • Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet –
  • E rëndë në Vlorë, gjendet i pajetë një person në një prej kullave të vrojtimit në plazhin e vjetër –
  • Nuk është ashtu siç duket –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Detaje nga operacioni anti-drogë në Elbasan, arrestohen 10 persona dhe shpalle, në kërkim 8 të tjerë –
  • Çmimet e karburanteve falimentojnë linjën ajrore amerikane me kosto të ulët, anulon të gjitha fluturimet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com