Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

A duhet të nxjerrim fëmijët nga klasa kur ata pengojnë orën e mësimit?

Nga 27.al 0

Nga Erges Eskiu
Duke qënë se shoqëria shqiptare e ka prezent dhunën në shoqëri dhe në institucione, sidomos ato arsimore çfarë mund të bëjmë për ta ndaluar atë, ose të paktën për ta minimizuar atë?
Së pari zbatimi i ligjit është një element të cilin nuk mund ta anashkalojmë! Dhunuesit duhet të ndëshkohen dhe shtesë te kenë të detyrueshme leximin të paktën 1-2 orë në ditë!
Së dyti për institucionet arsimore.
Mësuesit duhet të trajnohen sesi të reagojnë me situata të ngjashme ose specifike. Pra, ne shumë mirë që i themi mësuesit, që ju nuk duhet ta dhunoni fëmijën, nuk duhet ta nxirrni fëmijën nga klasa ose duhet të bëni këtë gjë, por nga ana tjetër duhet t’i trajnojmë ata.
Ne duhet t’u japim atyre alternativë sesi kjo gjë mund të funksionoje sepse ndryshe kjo mund të krijoj dhe krijon frustrim tek ata, nuk ndihen të lirshëm dhe nuk i lejon ata të shfaqin më të mirën e tyre.
Prandaj është e nevojshme që mësuesit të dinë si të reagojnë në rastin kur një fëmijë ose disa prej tyre po pengojnë mbarëvajtjen e mësimit?!

Nxjerrja jashtë është një masë, jo dhunuese fizikisht, por jo e “shëndetshme” gjithashtu, që marrin mësuesit ose për të hequr problemin nga klasa dhe për të vazhduar të qetë orën e mësimit ose se mendojnë se fëmija do të qetësohet dhe do rikthehet më i qetë në klasë ose për të mos precipituar situata e mesuesi të kalojë në fyerje dhe mandej në dhunë, pra për të mos shkuar te “instikti kafshëror”. Instikti kafshëror, duhet thënë se gjendet brenda secilit prej nesh, por disa nuk munden ta kontrollojnë atë dhe bëhen të dhunshëm dhe të dëmshëm për shoqërinë?!
Pa dashur të etiketojmë askënd dhe fyer askend, po ndalemi vetëm për të dhënë të paktën dy alternativa sesi mund të zgjidhet situata. Pa dëmtuar fëmijet dhe as shkaktuar frustrim të vazhdueshëm tek mësuesit të cilët meritojnë respekt!
1. Fëmijës mund t’i kërkohet t’ua tregojë edhe të tjerëve me çfarë po merret apo çfarë po bisedon me shok-un/et apo shoq-en/et.
2. Mësuesi ndërpret mësimin dhe organizon një lojë për 5-10 minuta dhe rikthehet sërish në planin mësimor!
Për t’i shpjeguar:
E para, nëse 1 ose disa fëmije po pengojnë orën e mësimit, mësuesi mund të ndërpresë shpjegimin dhe pa i ofenduar ose etiketuar si problematik, kërkon prej tyre që edhe pjesa tjetër bashkë me mësuesen të di se me çfarë po merren ose çfarë po bisedojnë. – Na e thoni edhe ne këtë gjë, që qënka kaq interesante sa për të mos ndjekur orën e mësimit, ta dimë edhe ne ose të qeshim edhe ne?!
Në këtë moment fëmija ose fëmijët mund të ndihen ngushtë në raport me pjesën më të madhe të grupit, qe po ndjek mesimin dhe në siklet do kërkojnë ndjesë dhe do ndjekin procesin mësimor. E dyta, prej vëmëndjes së të gjithë klasës drejtuar tyre, ata në pamundësi të menaxhimit të emocioneve, mundet sërish të refuzojnë ta shfaqin atë, që po bënin dhe të ndjekin procesin ose tre, mund ta tregojnë, të kënaqen dhe më pas mund të kthehen sërish në procesin mësimor.
Pra, ideja është, këta fëmijë kanë energji për të shpenzuar dhe/ose nevojë për vëmëndje dhe nëse ne gjejmë celesin për zgjidhjen e kësaj situate në mundet që të bashkojmë të gjithë grupin, të motivojmë të gjithë fëmijët të mësojnë më shumë duke i treguar se mësuesi ose mësuesja ju respekton të gjithëve, nuk ju fyen, nuk ju dhunon ndaj edhe ju nuk keni pse të pengoni mësimin, por të bashkëpunoni më shumë për të mirën e përbashkët.
Alternativa e dytë. Më kujtohet njëherë pedagogia ime e edukimit pedagogjik.
Ishte një zonjë shumë e shëndetshme, shumë e qetë dhe inteligjente njëkohësisht.
Tre student, një djalë dhe dy vajza, po bisedonin mes tyre në bankën e tretë nga ana e dritareve. Ndërkohë, që ajo po shpjegonte ata nuk kishin interesin për t’a dëgjur, ndoshta duke paragjykuar lëndën të cilën ajo jepte dhe ndoshta edhe prej pamjes së saj fizike.
Pedadogia, i pa, nuk u foli asnjë fjalë, por ne e pamë që ajo nuk po ndihej mire dhe ndërpreu mësimin.
-Mirë, do të bëjmë një lojë të gjithë bashkë edhe unë me ju, – tha ajo. Do vendosim në formë rrethore 20 karrige aq sa student jeni në auditor dhe uluni në to secili në karrigen e vetë.
Ajo hyri në mes të rrethit me një shami në dorë.
Loja eshte kjo: do të këndoni bashk me mua dhe kur unë të them uluni, ju do uleni në një karrige ku të mundeni, kush të ulet i pari?!
Tani më ndiqni nga pas duke kënduar një këngë. -Në xhiron e dytë ajo i dha shaminë një studenti dhe u ul vetë në një prej 20 karrigeve. Ne vazhduam të rrotulloheshim edhe për dy xhiro të tjera dhe ajo më pas thirri:- Uluni!
Unë dhe besoj gjithë grupi e pamë kur u ul, por mes habisë e dyshimit, qe na kish përfshirë prej fillimit, se mos ajo po tallej me ne apo po luante vërtetë për ta na shtensionuar nga ngarksesa e ditës dhe ndjekjes së lojës truri yne ishte i shpërndarë në disa drejtime dhe askujt nuk i shkoi ndërmend se një karrige ishte e zënë dhe njëri do mbetej patjetër në këmbë kur të gjithë të nxitonin per t’u ulur! Dikush ngeli në këmbë dhe të gjithë ne, mes skuqjes së fytyrës dhe buzeqeshjes spastike, kuptuam se pedagogia jone na kishte mundur të gjithëve me një lojë shumë të thjeshtë. Të gjithë kuptuam se ajo ishte inteligjente, meritonte respekt maximal dhe ishte një person prej të cilit, secili prej nesh mund të përfitonte shumë edhe pse në dukje lënda mund të ishte perceptuar ose menduar si e parëndsishme!
Loja vazhdoi edhe për 4-5 xhiro të tjera. Të gjithë u kenaqën së bashku duke luajtur, u shtensionuan të gjithë dhe për gjithë vazhdimin e lëndës askush nuk guxonte të pipetinte në auditor kur zhvillonim edukimin pedagogjik.

Pra, këto janë dy mënyra alterative se si ne mund të shmangim etiketimin apo stigmatizimin e fëmijës si problematik, si të mbajmë grupin të bashkuar dhe të motivuar dhe si ne vetë të jemi të lumtur dhe sa më produktiv për të gjithë dhe me të gjithë fëmijët, që në një të ardhme të kemi breza më të mirë, më pak të dhunshëm dhe më shumë bashkëpunues me njëri-tjetrin.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej