Zonja Prela, drejtuesi i dytë më i rëndësishëm në sistemin e prokurorisë, u emërua në krye të Krimeve të Rënda në maj të 2018-ës me vendim të Kryeprokurores së Përkohshme Arta Marku, pasi kjo e fundit shkarkoi ish-drejtuesin e mëparshëm Besim Hajdarmataj.
Pas një analize të deklaratave të pasurisë të bëra ndër vite nga Zonja Prela, vihen re një sërë problemesh më të rëndësishmet prej të cilave Exit.al po i rendit më poshtë.
- Blerje apartamenti me burime të pajustifikuara financiare
Në vitin 2007, Donika Prela ka blerë një apartament në Durrës me sipërfaqe 97,5 metra katrorë, me vlerë 32 mijë euro. Sipas të dhënave të deklaruara në formularët e mëvonshëm, të publikuar nga Open Data Albania, rezulton se çifti Prela ka kryer pagesën e plotë në momentin që ka nënshkruar kontratën e porosisë, pra në vitin 2007.
Për blerjen e apartamentit çifti Prela ka deklaruar se ka marrë një hua prej 15 mijë euro, për tre vjet, nga një i afërm, Skënder Gjergj Prela, pa dokument noterial dhe pa kontratë të shkruar. Në deklarata nuk jepet burimi i 17 mijë eurove të tjera për blerjen e apartamentit. Në fillim të vitit 2006, çifti Prela nuk ka patur kursime të deklaruara, ndërsa të adhurat për periudhën 2006-2007 nga rrogat e punës, përkatësisht në prokurorinë Durrës dhe Bashkinë Tiranë, kanë qenë në total reth 2,8 milionë lekë ose rreth 20 mijë euro.
Duket e pamundur që çifti të ketë kursyer në këtë periudhë 17 mijë euro nga burimet e deklaruara dhe të ketë harxhuar për 24 muaj, përfshi edhe qiranë e shtëpisë, rreth 3 mijë euro në total ose vetëm 17 500 lekë ose 125 euro në muaj për të gjitha shpenzimet e tyre.
I njejti dyshim për paratë e këtij transaksioni lind edhe për vitin pasardhës, pra vitin 2008, gjatë të cilit çifti Prela pretendon se ka shlyer gjysmën e borxhit, pra 7500 euro. Në këtë vit të ardhurat e deklaruara të çiftit janë 1,9 milionë lekë ndërsa shpenzimet rretj 1,5 milionë lekë. Si rezultat, bashkëshortëve Prela bashkë me vajzën e tyre kanë harxhuar mesatarisht rreth 30 mijë lekë në muaj ose afërsisht 216 euro.
Kjo do të thotë që për tre vjet rrjesht 2006-2008 familja Prela ka jetuar në varfëri, sipas standardit zyrtar të Kombeve të Bashkuara.
- Blerja e një trualli me vlerë 10 herë më të ulët se çmimi i referencës zyrtare
Në vitin 2013, Donika dhe Vangjel Prela kanë blerë 1000 metra katrorë tokë në Petrelë të Tiranës, me çmim 350 mijë lekë ose 2500 euro, ose rreth 2,5 euro për metër katror.
Sipas tabelës së çmimeve të referencës së qeverisë për vitin 2013, çmimi dysheme referencë i tokës në zonë ka qenë mesatarisht 3560 lekë ose 25 euro për metër katror.
Zona në të cilën ndodhet toka është një zonë e preferuar për ndërtimin e komplekseve rezidenciale të banimit apo të shërbimeve të ndryshme si restorant e hoteleri dhe çmimi i tregut ka qenë rreth 40 euro për metër kator.
Pra, çmimi i deklaruar nga çifti Prela në deklaratat e pasurisë është të paktën 10 herë më i ulët se sa çmimi i referencës qeveritare dhe rreth 16 herë më i ulët se çmimi mesatar i tregut.
- Apartament i blerë lirë dhe shitur menjëherë disa herë më shtrenjtë
Sipas deklarimit të pasurisë, në shkurt 2014, Donika Prela bleu një apartament tjetër në plazhin e Durrësit, me sipërfaqe 59.2 metër katrorë dhe çmim 1,4 milionë lekë ose rreth 10 mijë euro, pra rreth 169 euro për metër katror, nga kompania Bruçi shpk. Çmimi i blerjes është disa herë më i ulët se sa çmimi i tregut në atë zonë, por çfarë është më e rëndësishmja është edhe disa herë më i ulët se sa çmimi për të njejtin lloj apartamenti, të shitur në të njejtin moment, nga i njejti ndërtues për qytetarë të tjerë.
Për shembull, blerësi K. H. një apartament po me sipërfaqe 59.2 metër katrorë e ka blerë në të njejtën kohë me çmim 4,4 milionë lekë, pra më shumë se tre herë më shtrenjtë. Në fakt, 10 muaj më vonë, vetë Prela e ka shitur apartamentin për shumën 4 milionë lekë, ose 23 mijë euro, duke përfituar kështu 2,6 milionë lekë ose mbi 19 mijë euro brenda 10 muajsh.
Ironia e këtij fakti është se Prokuroria e Krimeve të Rënda nën drejtimin e Donika Prelës po heton për pastrim parash ish-prokurorin Adriatik Lalla për faktin e thjeshtë se brenda një periudhë pesë vjecare ai ka rivlerësuar një tokës në periferi të Tiranës në letër, sipas ligjit të rivlerësimit të qeverisë. Ndërsa vetë Zonja Prela ka shitur brenda 10 muajsh një pronë tre herë më shtrentjë se sa e ka blerë.
Një tjetër problem i këtij transaksioni është fakti se pagesa për blerjen e apartamentit është kryer nga bashkëshortët Prela tek shitësi jashtë zyrës noteriale dhe qysh përpara hartimit të kontratës së shit-blerjes.
- Deklarime të pazakonta
Deklarimet financiare të Zonjës Prela janë plot me hyrje që ngjallin dyshime, dhe për të cilat është e vështirë të gjykohet. Disa nga pjesët më të veçanta janë këto më poshtë.
Në vitin 2016, Zonja Prela deklaron se ka marrë këstin e dytë dhe të fundit prej 300 mijë lekë të një huaje që i ka dhënë një qytetareje me emrin Afroditi Mamoli, por këtë hua ajo nuk e ka deklaruar në vitin 2015 kur pretendon se ajo është lidhur, dhe huaja, shuma e të cilës është e paqartë, nuk është deklaruar si shpenzim në vitin parardhës.
Ndonëse e parëndësishem në dukje, në vitin 2008 Zonja Prela deklaron se ka shitur për 300 mijë lekë një veturë tip Benz të blerë të përdorur, katër vjet më parë në vitin 2004 për një shumë më të vogël 250 mijë lekë. Është një rast i pazakontë që një makinë e blerë në gjendje shumë të përdorur, pasi u përdorur për shumë vjet, i rritet vlera e shitjes.
Një tjetër element që ngjall dyshime janë shumë deklarime dypunësimi në vende të ndryshme të deklaruara për shumë vite nga bashkëshorti i zonjës Prela, të cilat përfshijnë punë në shtet dhe punë private ndërkohë që punësimi në administratën shtetërore ndalon punësimin privat.
Mbetet të shihet nëse komisioni i vetingut do të pranojë justifikimet e Zonjës Prela, por duhet theksuar se shumë prokurorë dhe gjyqtarë janë përjashtuar nga sistemi për pasaktësi apo probleme më të vogla se këto të Zonjës Prela. Prokurori Dritan Reshka është përjashtuar për disa paqartësi në lidhje me një shtëpi të ndërtuar nga familja e tij disa vjet para se ai të hynte në sistemin e drejtësisë, kurse prokurori Gentian Trenova është larguar sepse ka bërë një pagesë kesh ku nuk ka dyshime për origjinën dhe shumën e parave të përdorura.
/exit.al/