A do jemi më të njëjtët pas gjithë kësaj? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A do jemi më të njëjtët pas gjithë kësaj?

17:15 | 03/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Kujtim Xhaja

I dashur ditar,

Ja ku jam sërish ketu e po të shkruaj…

Read more

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

Sot është dita e 21 e karantinës…a të besohet se do duroja kaq shumë i mbyllur brenda katër mureve?! Mos fol më mirë, as mua nuk më besohet…shpesh më duket si çmënduri…kam harruar konceptin e kohës, të ditës, të javës…e ç’rëndësi ka tek e fundit?!! Të gjitha ditët për mua janë njëlloj…e njëjta rutinë, të njëjtat gjëra, të njëjtat mure, perde, divanë, i njëjti televizor…e njëjta tavolinë…

Njëzetë e një ditë pa parë dritën e diellit, pa zbritur shkallët e pallatit, pa përshëndetur atë nënoken e lagjes, apo atë shitësin babaxhan e të qeshur të perimeve në fund të rrugës.

Vras mendjen: a e ka marrë malli ndokënd për mua, a i mungoj apo jo, a ja ndjen njeriu se jam apo s’jam??! Eh, ç’pyetje që bëj! Sot është kohë lufte, kohë virusi, kohë ekzistence…kanë shumë gjëra më jetike se ç’të mendojnë njerëzit…kujt i bie mëndja për ty o I gjorë…

E di çka ditar, tashmë dita-ditës po mësohem me këtë gjëndje, sikur nuk po më bën më përshtypje…qënka e vërtetë ajo shprehja që thotë: “Çfarë nuk e zuri njeriun dhe nuk u mësua…”

Po, po… po mësohem, sikur po më pëlqen kjo monotoni e zbrazët, ky meditim i zgjatur, kjo përhumbje e kotë…madje tani po mendoj sesi do ja bëj kur të dalë atje jashtë…si do sillem me gjithë ata njerëz, si do ta duroj gjithë atë ritëm të shpejtë, në të cilin do rrjedhin gjërat, gjithë atë fluks makinash, mjetesh, trafiku, fytyrash, bisedash, shikimesh në këtë xhungël metropoli??!

Jam bërë tjetër njeri, kjo karantinë sikur më ka ndryshuar, fizikisht, shpirtërisht. Shumë gjëra po I shoh nga një përqasje tjetër…Nuk po më duket vetja aq tërheqës sa më përpara. Edhe kjo mjekrra, që dikur e mbaja për modë, për trend sikur po më bezdis.  Siduket shumë gjëra i bëjmë vetëm për të tjerët, thjesht për tu dukur, për të rënë në sy….Të tregoj edhe një sekret? Sot mendova ta rruaja kokën, shkurt fare…seç e kam pasur gjithmonë këtë dëshirë të çmendur, s’e di a do më shkoj…tek e fundit kush do më shoh, kush do më komentoj, kush do më gjykoi? Asnjë…ja, kjo është e mira e karantinës, të jep liri për të qenë vetvetja dhe për të bërë ato gjëra që në ditët normale as do i çoje ndërmend t’i bëje…

Rroga e muajit që lash pas po pret në bankomat për ta tërhequr, as ajo nuk më hyn më në sy, më duket e pavlerë në këtë situatë absurde, të ishte ndonjë ditë tjetër, mezi do e prisja datën kur do e merrja e me menjëherë pa kaluar pesëmbëdhjetë ditëshi i parë do ish bërë rrush e kumbulla. Me vrap për të blerë atë bluzën e re që pashë dje në vitrinë, apo ato atletet e bardha që po ma bënin me sy… Eh, kam shpëtuar tani nga këto shpenzime ndonjëherë edhe të panevojshme…

Sa më ka marrë malli për ato të shtrenjtat kafe, për ato vende ku kalonim gjysmën e ditës dhe merrnim nëpër gojë gjysmën e mëhallës. Për ato vende ku bëheshin gjithë dallaveret, thureshin plane, bëhesin mblesëri dhe intervista pune. Po, po…kafeja për shqiptarin është institucion. Ti mbyllësh shqiptarit kafen, është njëlloj sikur i ke kyçur gjithë marrëdhëniet sociale…

Tani, të paktën do më duhet të kursej…të kursej për ditë më të vështira…

E di çfarë pyetje i bëj shpesh vetes: “A do jemi më të njëjtët pas gjithë kësaj? A do jesh ti, ai, ne të gjithë më të njëjtët? Me siguri që jo…diçka medoemos do ketë ndryshuar…

Etiketa: Koronavirusikujtim xhajamarrëdhëniet sociale

Të Lidhura

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

nga 27
15:27 | 16/03/2026
0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

nga 27
14:47 | 16/03/2026
0

Në fjalën para Grupit Parlameëntar, kreu i PD-së, Sali Berisha, e cilësoi zhvillimin e seancës së fundit parlamentare si goditjen...

Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

nga 27
14:29 | 16/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe po zhvillon takime me përfaqësues të pushtetit...

Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

nga 27
14:27 | 16/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në qytetin bregdetar të Vlorës dhe po zhvillon takime me përfaqësues të pushtetit...

Para
Ne do të lodhemi të fundit!!!

Koronavirusi, Mesila Doda: Duhet të aplikohet testimi në masë i popullsisë, shifrat të mos mbahen sekret (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:29 | 16/03/2026
Super idioti je ti! Tragjasin nuk e ka shuar dot gjermani dhe jo më ta bësh ti (Video) –

Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

14:27 | 16/03/2026
Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –

14:17 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –
  • Parakalimi fatal i 29-vjeçares shqiptare në Itali, dy të vdekur nga aksidenti mes 4 makinave –
  • Nuk është zgjidhje, por uzurpim i partisë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com