Xhuditsja kosovare, Majlinda Kelmendi ka kryer me sukses operacionin e saj në ligamentin e kryqëzuar.
Në ndeshjet e fundit, xhudistja pejane nuk ka pasur paraqitje shumë të mira, por kjo ka ardhur shkaku i një lëndimi të pësuar në ligamentin kryqëzor që nuk e ka lejuar ta jap të gjithën nga vetja.
Trajneri i saj Driton Kuka ka njoftuar në profilin e tij në Facebook, se xhudistja pejane është operuar sot në Slloveni dhe operimi i saj ka kaluar me sukses.