“Ujqërit e Dëborës”, udhëheqin në stadiumin Olimpiskij të Kievit ku ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Dinamos së Kievit dhe Skënderbeut e vlefshme për javën e pare të Europa League.
Gjergji Muzaka ka kaluar në avantazh të tijët në të 39-tën, duke shënuar edhe golin e tij të parë në një kompeticion kaq të rëndësishëm.
Skënderbeu ndodhet në Grupin B të Europa League ku bëjnë pjesë edhe Jang Bojs e Partizani i Beogradit.
Skuadra korçare në 2 nëntor do të udhëtojë drejt kryeqytetit serb për të luajtur në fushën ku në 14 tetor 2014 zbriti dhe kombëtarja shqioptare për sfidën me Serbine ne eliminatoret e Euro 2016.