Partia Demokratike po kalon një nga periudhat më të vështira, ku kundërshtitë mes figurave më të rëndësishme të saj janë të pashmangshme.
Mesila Doda, kujton sot anshmërinë e garës në PD të Sokol Olldashit, duke i gjetur shkaktarët tek ata që sot mundohen te justifikohen me pozitën mbi palët.
“Gabimi i Sokol Olldashit ishte vetëm një. Besoi se gara në partinë e tij do ishte e ndershme dhe e paanshme. Gara e dikurshme ishte thelbësisht e manipuluar dhe e njëanshme, deri në telefonata personale tek kryetaret e anëtarët e PD dhe për fat të keq vazhdon të jetë e njëanshme edhe sot…
Nuk di ç’vlerë ka tani ky debat???? Tani çfarëdo të thuhet apo të përpiqet të zbukurohet është e pamundur… e vërteta është para syve të të gjithëve. Paaftësia dhe egoizmi kanë zënë vend në krye e nuk shkulen më”, ka shkruar Doda në një status profilin e saj në facebook.