“Nacionalisti” Edi Rama heq Çështjen Çame nga programi i qeverisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nacionalisti” Edi Rama heq Çështjen Çame nga programi i qeverisë

07:58 | 12/09/2017
në Opinion
0
27.al, logo për editoriale

27.al, logo për editoriale

Ka patur mjaft njerëz që u janë çuar zemrat peshë pas një mesazhi të kryeministrit Edi Rama adresuar Athinës zyrtare, ku ai thekson me mburrje se nuk mbyllim sytë dhe gojën për hallet që ka mes dy vendeve.

Kaq e thukët ishte kjo e thënë sa ka patur edhe komentator të kalemit që kanë marrë menjëherë në mbrojtje Greqinë, meqë në Shqipëri po shkelen të drejtat e minoritarëve, veçanërisht ato pronësore në Himarë.

Në fakt, në Himarë po shkelen të drejtat pronësore të shqiptarëve, se grekë aty nuk ka kund. Madje, Neranzi me kaçurelët të vajosur me brilantinë mund të tregtojë shafran Greqie, pasi vetë është shqipo safi apo bashkë me të nipi i Petro Markos e kështu me radhë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Nejse, të gjithë të shqetësuarit duhet të flenë të qetë, sepse vasaliteti i Tiranës ndaj Greqisë nuk ka qenë kurrë më i madh se këto kohë, kur qeveria edhe për katër vjet do të vazhdojë të udhëhiqet nga “patrioti” Edi Rama.

Duke lënë mënjanë deklaratat, sepse fjalët i merr era, faktet janë kokëfortë që rrëfejnë edhe një herë që Greqia e ka sërish nën këmbë qeverinë e Tiranës, natyrisht Shqipërinë.

Në programin “Rama 2” nuk është më gjëkundi Çështja Çame. Është fshirë. Nëse në programin “Rama 1” ishte, tani Çështja nuk është më në agjendë.

Fitore më të madhe se kaq për Athinën nuk ka. Nëse Komisioneri Hahn e ndërkombëtarizoi në nivelin e Brukselit Çështjen Çame, “Rama 2” e mori dosjen dhe e mbylli sërish në sepet, për ta zënë me gjasë pluhuri i harresës.

Ky është fundi i një aksioni politik që Edi Rama dhe Partia Socialiste e nisi me bindje të plotë vitin e fundit elektoral.

Në mënyrë malinje, antidemokratike vodhi dhe shndërroi votën, duke mos i lejuar ligjvënësit e Çështjes Kombëtare të hynin në Kuvend. Ky është një nga hapat më të qartë të vendosjes së autoritetit të tij në pushtet mbi vullnetin e zgjedhësve.

Më pas, procesin e integrimit në Shqipëri, ku Greqia kërcënon më zë të lartë, ia ka besuar një zonje minoritare, mësuese e anglishtes në Gjirokastër.

Dhe hapi përfundimtar fshirja nga programi i qeverisë i Çështjes Çame.

Edhe vetë Cipras po të ishte kryeministër i Shqipërisë në këto kushte do i kanosej Greqisë dhe do i thoshte se nuk i mbyllim sytë dhe gojën, sepse një qorr edhe mund t’i mbajë sytë të çapëlyer, por nuk sheh. Një memec gojën e mban të shqyer, por dot nuk flet.

Etiketa: “Nacionalisti” Edi Rama heq Çështjen Çame nga programi i qeverisëbrilantinëçapëlyerÇeshtja çamee thukëtedi ramanacionalistiprogrami i qeverisë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Përplasen dy trena në Alpet Zvicerane, plagosen 30 persona

Përplasen dy trena në Alpet Zvicerane, plagosen 30 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Megaoperacioni global i Interpol! Mbi 3,700 persona të arrestuar në 119 shtete të botës! 27 të arrestuar në Shqipëri –

Megaoperacioni global i Interpol! Mbi 3,700 persona të arrestuar në 119 shtete të botës! 27 të arrestuar në Shqipëri –

19:12 | 26/01/2026
Nga vrasja e Jani Aliajt te krimet ndër vite, kush është Juliand Halili, njeriu i Vasilis Varelas –

Nga vrasja e Jani Aliajt te krimet ndër vite, kush është Juliand Halili, njeriu i Vasilis Varelas –

18:14 | 26/01/2026
BE miraton ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në 2027, me gjoba të rënda për shkelësit –

BE miraton ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në 2027, me gjoba të rënda për shkelësit –

18:00 | 26/01/2026
Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë –

Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë –

17:46 | 26/01/2026
Përmbytjet e muajit të kaluar, dëmshpërblimi vonon: Banorët kërkojnë përgjigje –

Përmbytjet e muajit të kaluar, dëmshpërblimi vonon: Banorët kërkojnë përgjigje –

17:30 | 26/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Megaoperacioni global i Interpol! Mbi 3,700 persona të arrestuar në 119 shtete të botës! 27 të arrestuar në Shqipëri –
  • Nga vrasja e Jani Aliajt te krimet ndër vite, kush është Juliand Halili, njeriu i Vasilis Varelas –
  • BE miraton ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në 2027, me gjoba të rënda për shkelësit –
  • Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë –
  • Përmbytjet e muajit të kaluar, dëmshpërblimi vonon: Banorët kërkojnë përgjigje –
  • Dyshime për manipulim votash në Drenas/ Policia nis hetimet pas rinumërimit të votave –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Megaoperacioni global i Interpol! Mbi 3,700 persona të arrestuar në 119 shtete të botës! 27 të arrestuar në Shqipëri –
  • Nga vrasja e Jani Aliajt te krimet ndër vite, kush është Juliand Halili, njeriu i Vasilis Varelas –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com