Ka humbur jetën ditën e sotme 53-vjeçari, i cili mbrëmjen e djeshme pësoi djegie të mëdha si pasojë e marrjes flakë të makinës së tij.
Mësohet se Shkëlqim Çela u transportua menjëherë në spital në Tiranë për ndihmë më të specializuar, por si pasojë e djegies në masën mbi 75%, ai nuk mundi të mbijetonte.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Qafa e Buallit-Klos, ku makina e 53-vjeçarit mori flakë në ecje, ndërsa në makinë ndodhej vetëm Çela.
Sipas policisë shkak i shkaku i rënies së zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike në impiantin elektrik të automjetit.