Dy artistët shqiptarë, Ermonela Jaho e Saimir Pirgu do të shfaqin operën “Traviata” më 12 shtator në Buneos Aires, në Argjentinë.
Rolet kryesore Violetën dhe Alfredon do t’i interpretojnë artistët shqiptarë Jaho e Pirgu.
Të dy artistët e njohur kanë publikuar posterin e shfaqjes, ndërsa sopranoja Ermonela Jaho ka postuar ndërkohë në facebook disa fotografi me diçiturën: Disa foto përgjatë provave të “Traviatës” në Buenos Aires me bashkatdhetarin tim Saimir Pirgu dhe kolegë të tjerë të mrekullueshëm”.
Shtëpia operistike njofton se biletat për të ndjekur këtë opera kushtojnë 140 $ për kategorinë e parë.