Stadiumi i ri i Tottenham do të përfshijë fushën e parë të palosshme në botë, duke i mundësuar stadiumin të ri të zhvillojë ndeshjet e ekipit dhe ato të futbollit Amerikan, njoftoi klubi.
Përmes një video-je në Twitter, klubi ka demonstruar projektin madhor, i cili në thelb do të mbajë një fushë mbi terrenin që luhet një ndeshje e futbollit amerikan.
Kompania Inxhinierike Sheffield SCX është rekrutuar për të ndërtuar fushën e palosshme, e cila do të jetë e para e këtij lloji në botë.
Bazamenti i fushës së futbollit do të ulet në tre tabakë të çeliktë me peshë më shumë se 3,000 ton secila që do të rrëshkasin nga poshtë ndenjësve të tifozëve.