Pas Holandës, Franca mund të kërkojë rivendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë.
Mësohet se ky fakt është nxitur nga numri i lartë i kërkesave për azil nga shtetasit shqiptar, ndryshe nga Amsterdami që problem parësor ka ndalimin e aktivitetit kriminal nga organizatat shqiptare.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Brendshme të Francës, Shqipëria mban vendin e parë të numrit të azilkërkuesve për vitin 2017.
Sipas të përditshmes Le Figaro, nga janari deri në gusht, 7 256 shqiptarë kanë paraqitur kërkesë zyrtare për azil në Francë.
Të dytët renditen refugjatët nga Afganistani me 3 566 kërkesa, më pak se gjysma e Shqipërisë, të cilët ndiqen nga Haiti, Sudani dhe Siria.