Policia e Tiranës ka arrestuar ditën e sotme dy persona pasi kanë vjedhur tetë sahate uji në një pallat në rrugën “Llambi Bonata”, në Tiranë në datën 31 gusht 2017.
Në pranga kanë rënë Dorian Mersinit, 29 vjeç dhe Klejdon Shijaku, 28 vjeç, ky i fundit i dënuar edhe më parë për vjedhje.
Mbi të arrestuarit rëndon akuza për vjedhje në bashkëpunim dhe materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Tiranë.
Njoftimi i Policisë Tiranë
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “SAHATI”. Arrestohen 2 shtetas. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 8 matësa uji. Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr.6 në kuadër të operacionit policor ” SAHATI”, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasve :
– Dorian Mersini, 29 vjeç, banues në Tiranë.
– Klejdon Shijaku, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi është arritur të dokumentohet me prova ligjore autorësia e vjedhjes së ndodhur më datë 31.08.2017, ku këta shtetas në rrugën “Llambi Bonata”, në një pallat kanë vjedhur 8 matësa të ujit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 matësa uji.
Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 134/ 2 dhe 25 të Kodit Penal.