Një vogëlushe 8-vjeçare nga Kosova ka ndërruar jetë në Zvicër si pasojë e një aksidenti.
Ngjara e rëndë ka ndodhur të shtunën, ku dy makina në të cilat udhëtonin 2 familje shqiptare janë përplasur me njëra-tjetrën.
Vogëlushja udhëtonte në makinë me nënën e saj 26-vjeçare, ndërsa në momentin kur u përplasën nga automjeti tjetër ishin ndaluar në autostradën A5 në Kantonin Aargau.