Adele është e vendosur të lërë shenjë edhe në Hollywood, pasi sipas thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, ajo është në bisedime e sipër për një film, raporton “The Sun”.
Këngëtarja 29-vjeçare raportohet se ka marrë një propozim nga regjisorët e një muzikali dhe për ta do ishte kënaqësi që të kishin Adele në rolin e Nancy në muzikalin “Oliver”.
Një burim për uebsajtin është shprehur se Adele është ndjerë tepër e emocionuar për këtë rol.
“Do të jetë një rol i rëndësishëm në jetën e saj, kështu që ajo po e mendon seriozisht”, ka thënë burimi. “Ajo është shprehur se Angelo do të jetë prioriteti i saj dhe ajo mendon se me këtë rol, ai mund të përshtatet”.