Pasi mediat i bënë jehonë dasmës së Xhensila Myrtezajt dhe aktorit Bes Kallaku, tashmë dhëndri bëhet sërish protagonist me postimin e disa fotografive nga dasma.
Ai ka falenderuar të gjithë të pranishmit në ceremoni si dhe është shprehur se do të donte një hapësirë sa pista e aeroportit për të pasur edhe shumë të tjerë afër atë natë.
“Të dashur miq, përulësisht ju falenderoj për çdo urim, secilin prej jush. Faleminderit të gjithëve ju që erdhët edhe na gëzuat zemrën, gëzuat me ne. Jeni miq të mirë. Por flm edhe atyre që nuk mundën dot të vinin. Do kisha dashur të ftoja edhe shumë të tjerë, ose më mirë do kisha dashur të bëja një dasëm brenda pistës së aeroportit për të pasur hapësirë për të gjithë ata që doja t’i ftoja. U bë më e mira sepse bashkëpunuam me më të mirët”, ka shkruar aktori.