Policia e Vlorës ka arrestuar një 24 vjeçar, pasi akuzohet për djegien e qëllimshme të një automjeti.
Blutë bëjnë me dije se automjeti tip Iveko me targa VL 1039 D, në pronësi të shtetases E.S është djegur pjesërisht.
Automjeti ka qenë i parkuar brenda një pike grumbullimi të mbetjeve të riciklueshme, dhe ka qënë në përdorim nga punonjësit e kësaj firme.
Lidhur me këtë rast policia nisi hetimin intensivisht për vënien përpara përgjegjësisë, shkaktarin e zjarrvënies së qëllimshme të automjetit.
Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit të lartëpërmendur për veprën penale ”Shkatërrimi i pronës me zjarr’.