“Nous sommes Scanderbeg” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nous sommes Scanderbeg”

14:57 | 02/09/2017
në Uncategorized
0

Nga Artan Lame

NOUS SOMMES SCANDERBEG

Ndërsa bëra sot paradite një status për çështjen e raportit tashmë të përvitshëm Bajram – Skënderbe, me kalimin e orëve fillova të kuptoj një fenomen që sa vjen e rëndohet. Dikush e ka nisur që vjet me këtë temë, duke shkruar se Skënderbeut ju ulën në gjunjë turqit e rinj, dikush më shkruante mua duke më thënë “ai heroi yt” (dhe këtu kuptohet edhe qëndrimi i tij ndaj Gjergjit të shkretë; një tjetër që nuk i sheh dot me sy islamikët, propozon që të ndalohet emri Skënderbej dhe të thuhet vetëm Gjergj Kastritoti, duke harruar që vetë Gjergji e quante veten Skënderbe; një tjetër nëpër forumet disi të pozicionuara shkruante se edhe një hap na ka mbetur për ta hequr kaurrin; një tjetër (Mero më duket) propozonte që Bashkia të bëjë një rregullore për aktivitetet që lejohen në shesh, duke harruar se kjo rregullore do ngjante më shumë me Dekretin gishtfshehës të Ramizit më 1991 për të mbrojtur monumentet dhe me të cilin halli ishte vetëm te ato të Enverit; një jetër mallkonte by… e ngritura përpjetë; ndërsa një tjetër i lumturohej me ekstazë sheshit të mbushur plot e përplotë.
Fundi i muhabetit, ka një tendencë të frikshme që po nis ta transferojë Skënderbeun nga një simbol nacionalist në një simbol fetar. Dhe meqë si nacion jemi një dhe kështu Skënderbeu na bashkon, si fe jemi katër dhe këtu Skënderbeu bëhet sebep sherri.
Rilindasit (ata të para një shekulli e ca) e dinin mirë se me ç’milet kishin të bënin. Kur ja ofruan Skënderin miletit arnaut u kujdesën bukur fort dhe me një sukses të admirueshëm t’ia fshihnin fenë. Ndër qindra imazhe, piktura, kartolina, medalione, grafika, posterë e pamflete patriotike të kohës, nuk gjen asnjë element fetar tek pamja e heroit. Për të kuptuar diferencën, mjafton të shikoni imazhin e e kujtdo heroi nacionalist të kohës ndër kombet e tjera që po zgjoheshin lart e poshtë dhe që ishin të mbrujtur me elemente fetare të krishtera apo islame sipas rastit. Zogu dhe Enveri më pas, e perceptuan mjaft qartë këtë mesazh dhe vijuan së njëjtës udhë. Megjithëse disi i mitizuar dhe klishe, Skënderbeu mbeti një figurë bashkimi afetare, bashkë me gjithë klishetë e tjera me të cilat jemi mbrujtur se luftoi për lirinë e vendit, se bashkoi popullin, e plot mite nacional-rilindase por pozitiviste.
Aq ishim të sigurtë në këtë perceptim, saqë askush nuk e vuri në dyshim se pas vitit 1990 mund të ndodhte ndonjë gjë që të cënonte figurën dhe funksionin bashkues identifikues të Kastriotit të Madh. Mirëpo tani në distancë çerek’shekullore, duhet të pranojmë të gjithë (të paktën ata që ndjejnë përgjegjësi publike dhe morale) që diçka shkoi keq. Tashmë për fat të keq, Skënderbeu ka filluar të perceptohet edhe si figurë me një ngarkesë religjoze të caktuar. Dhe jo rastësisht që, gati të gjithë ata që e shohin pa qef janë muhamedanë, ndërsa ata që e kanë inatin me Islamin e sotëm radikal e shohin si hero të tyrin Gjergjin. Dikush ngrihet të thojë se ai s’është heroi im sepse ka vrarë myslymanë (dhe meqë ra llafi dhe për t’i qetësuar të këtillët, Gjergji nuk ka vrarë vetëm myslymanë, por edhe të krishterë e katolikë pa hesap, sa here puna ja desh këtë punë). Ndërsa në krahun tjetër, s’ka ca vite që një prift zellant katolik deshi të bënte një meshë te vendvarrimi i Heroit në Lezhë.
Miq, të njohur e të panjohur, kam frikë se po hyjmë në një udhë pa krye dhe shejtani në mos ka dalë është duke dalë nga shishja. Dhe asnjë shejtan nuk është rikthyer në shishe vetë, por duke u përballur me të.
I kthehem edhe nje herë propozimit qëllim’mirë që, përmes një rregulloreje të Bashkisë të ndalohen aktivitetet fetare në shesh. Edhe bufi do e kuptonte që kjo do ishte thjesht për të penguar myslymanët të falin namazin në atë shesh dhe këtu s’besoj se Bashkia apo Qeveria do përdorte policinë për t’i ndaluar ta bënin këtë. Apo jo. Përveçse që del edhe një problem allogjik, pasi që kur është zënë qytetëria, sheshet janë shpikur pikërisht për të mbledhur njerëzinë, ndërsa ne do bënim një rregullore pët t’i ndaluar të mblidhen (!). I vetmi që ja doli kësaj pune ishte Lul Basha që, duke na lënë fare pa shesh, bëri të pamundur edhe faljen. Po s’besoj se ka ndonjë të dytë që mendon se e kishte mirë atë zgjidhje.
Jetojmë në një kohë kur ringjallja e ekstremizmave fetare po flak si fletë letre demokracinë nga shumë vende. Dekadat e fundit po tregojnë se përtej mitit të shqiptarëve tolerantë, po rritet mbrenda nesh intoleranca fetare. Gjergji ynë nuk mund të rrijë sërish rehat dhe i ka pjellë prapë punë me ne. Ose do ja dalim ta mbajmë si figurë mbifetare dhe, si i tillë do na ndihmojë sërish siç e ka bërë bujarisht sa e sa herë në histori, që të mbetemi bashkë veç si shqiptarë, ose do vazhdojmë që fetarizmat tona t’ia përcjellim edhe atij, e në këtë pikë ai do kthehet në simbol përçarjeje, i uruar nga një palë e i mallkuar nga pala tjetër.
S’ka ca ditë që Qeveria e deklaroi Vitin 2018 si “Vitin Skënderbejan”. Përtej politikës me Rilindje apo me Republikë të Re, ky është një shans që, në botën nëpër të cilën po fryjnë erërat e fanatizmave, çdo njeri që ka në dorë diç, duhet të bëjë të vetën që ta kthejmë sërisht Skënderbenë në një simbol bashkimi kombëtar dhe t’ia harrojmë mes vedit që ai kishte edhe një besim fetar. Besimi që kishte, atë do ta ketë çuar në Parajsë a Xhenet, punë e tij kjo, por ne të tjerëve 5 shekuj e gjysmë më pas, na duhet t’i bëjmë derman këtij vendi.
Noli shkruan në kujtimet e veta që babai Stilian i thoshte në vegjëli se, sa herë që të mbetesh ngushtë në jetë, pyete veten çdo kishte bërë Skënderbeu në këtë situatë. Le ta ndjejmë të gjithë nga pak veten Skënderbe dhe do ta shohim se ka ende shpresë të mbetemi thjesht shqiptarë e të themi “Nous sommes Scanderbeg”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Etiketa: Artan Lame

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Basha: Trumpetat e Ramës për të luftuar drogën janë mashtrime

Basha: Trumpetat e Ramës për të luftuar drogën janë mashtrime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com