Sinoptikanët parashikojnë që kjo fundjavë të sjellë uljen e temperaturave dhe reshje shiu.
Sipas “Meteoalb” paraditja e të shtunës do dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit por pasditja sjell vranësira kalimtare në zonat Veriore – Qendrore. Orët e natës sjellin një sistem me vranësira e shira fillimisht në veriperëndim e gradualisht në gjithë vendin.
Ditën e dielë Veriu dhe Qendra do dominohen nga vranësira e shira deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht drejt Jugut. Pasditja fuqizon vranësirat e shirat në Qendër të vendit por shira më të pakët do të ketë në zonat Veriore – Jugore. Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike por vranësirat mbeten prezente.