Më kujtove mamin teta Fildes, edhe atë si ty e vrau babi 2 vite më pare…i thuaj që më mungon – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Më kujtove mamin teta Fildes, edhe atë si ty e vrau babi 2 vite më pare…i thuaj që më mungon

22:50 | 02/09/2017
në Uncategorized
0

Nga Erjon Çiku

Para shokëve nuk doja ta jepja veten, sepse të gjithë po flisnin për ty. Juliani ishte i pari, meqë rri tërë kohës në facebook dhe Instagram, më tregoi për lajmin.

“Tmerr në Tiranë. Burri vret gruan në mes të rrugës.” Gjithandej i njëjti titull. Nuk e hapa, nuk e lexova lajmin, sepse m’u kujtua mami. Dhe bashkë me të edhe pyetja që më mundon prej ditësh, javësh mbase edhe muaj: Çfarë më shqetëson më shumë nga shoqëria ku bëj pjesë?

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Nuk e di, mbase telefoni i fundit që nuk kam? Apo pse Juliani ka të dashur, ndërsa mua më ka lënë Elsa?

“Ueeee, ça nuk dëgjon. Burri vret ish-gruan tek Xhomlliku…”, thotë Juliani si një “tirons”, që për herë të parë nuk po më tregon “pjeshkën” e radhës, me të cilën po chat-on.

“Julo, po iki, se duhet të shkoj në shtëpi të bëhem gati për punë”, i them shkurt dhe pasi ai më aprovon me kokë, lë 100 lekëshin e kafesë në tavolinë dhe largohem.

Nuk doja të qëndroja më aty. Jo se Juliani nuk është djalë i mirë, por në këto momente dua të rri vetëm. Hapa celularin dhe nis të lexoj për ty teta Fildes. A mund të të quaj “teta”, se kështu më kishte mësuar mami?

Në çdo gërmë të çdo lajmi shoh të njëjtën gjë: Tmerr, tragjedi, postimi i fundit, nënë e dy fëmjëve, gjyqtare, me urdhër-mbrojtje, tentativë vrasje, xhelozi, krim në familje. Me këto mendime hipi në urban, kur më vjen fatorino.

“Po ja një sekondë sa të nxjerr lekët. Ore e dëgjove për këtë gruan që vranë tek Xhomlliku?”, e pyes pa u menduar më shumë për të fituar kohë sa të nxjerr lekët.

“O djali, të lutem pak shpejt lekët pa varja këtyre, se jena mësu me këto gjona”, më thotë fatorino duke më lënë të kuptoj se vrasja jote teta Fildes ishte një ngjarje që pritej.

Paguaj biletën, zë një cep dhe nxjerr telefonin për të të njohur më tepër. Rifreskoj faqen në facebook dhe shoh që të gjithë kanë nga një status për ty teta Fildes. Nuk kanë humbur kohë. Të gjithë tashmë të njohin dhe duan të flasin për ty. Të gjithë teta Fildes!

“E vramë, e vratë, faji im, faji yt, vetting-u, drejtësia, amnistia.” Gjeta profilin tënd teta Fildes dhe shoh që edhe facebook e paska kuptuar që t’i nuk jeton më mes nesh.

Më kujtohet mami teta Fildes. Edhe atë si ty e vrau babi dy vite më parë. Titujt janë njësoj, teksti nuk e di. Por, jo shumë gjëra kanë ndryshuar. Ti e kishe paralajmëruar këtë teta Fildes? Edhe mami im! Në atë moment nis të mendoj:

“Po mami?! Edhe ajo ashtu e la këtë botë. Një lumë me statuse që sado rifreskoja faqen sërish fytyra e saj më dilte para. A do e takosh? Të lutem?! Kam një mori gjërash që dua t’i thuash. Babi është në burg, por më duket se po kërkon leje të dalë një javë për sjellje të mirë. Më ka shkruar në facebook disa herë nga burgu. Më kërkon të takohem me të, por unë nuk i përgjigjem. Të lutem teta Fildes, thuaji mamit që më mungon!

Kam filluar punë, sa të mbaroj shkollën jam në Call Center. Më ndihmon të praktikoj gjuhën, edhe pse mërzitem shpesh herë se më vonohet rroga. Nejse kjo ka pak rëndësi, sepse sapo të mbaroj shkollën dua të largohem nga ky vend. Nuk shtyhet më këtu!

E mban mend Oltin që më thoje mos rri me të? Ka filluar punë o ma! Gazetar tek një portal! Ai vazhdon studimet për Juridik, por me mua nuk flet më, sepse tashmë është gazetar!”

Dua t’ia filloj nga e para teta Fildes, të lutem shpjegoja pak mamit. Larg nga ky vend ku mezi presin të vdesësh që të merren me ty dhe kujtojnë se ti ekzistoje!

Larg nga ky vend, ku duhet të presim vdekjen e një nëne që të mos flitet më për pozicionet e seksit, foton e fundit të Klaudia Pepës, atletet e Edi Ramës, shkuma-paty në Jalë, celularin e fundit, Instastory, elsërat që na lënë se jemi të detyruar të punojmë që të mitur dhe nuk mund t’u japim atyre kohë dhe atë çka duan!

Po të ardhmen time? Po qindra fëmijë që shohin si unë të dhunohet nëna nga babai përpara syve të tyre? Që nuk kanë kujt t’ia thonë, jo sepse kanë frikë, por edhe ata e dinë se askush dhe asgjë nuk u vjen në ndihmë!

E dinë edhe ata që kjo është një mashtrim! Që kjo monotoni e shoqërisë sonë, thyhet nga komentet e postimet në facebook e Instagram, mes nesh, duke u përpjekur t’i tregojmë botës se jemi mirë!

Nuk po them asgjë të re, ne të gjithë e dimë pse e bëjmë këtë. Jo, sepse statuset në rrjetet sociale na ngushëllojnë. Por, sepse ne duam të ndihemi të qetë. Sikur gjërat po ndryshojnë dhe tashmë zëri im mund të dëgjohet! Por, ty teta Fildes pse nuk të dëgjuan?!

Sepse është e dhimbshme të mos pretendosh sikur je i lumtur! Sepse ne jemi frikacakë!

Thuaj mamit të lutem teta Fildes: “Asgjë nuk ka ndryshuar! Ndaj dua të iki nga ky vend!”

“Stacioni i trenit ju lutem, kush ka për të zbritur të afrohet tek dera!”, është zëri i fatorinos që më zgjon nga bashkëbisedimi që kishim.

Të lutem teta Fildes, më fal, por më duhet të vrapoj për në punë. Shpresoj shumë të më dalë rroga këtë javë.

Aty hap sërish telefonin dhe shoh që Elsa, ish-e dashura ime, edhe ajo ka bërë një status për ty!

/tiranapost.al/

Etiketa: babiCall Centererjon cikufatorinoFildes Hafizigazetarmamitetateta Fildes

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shqipëri-Lihtenshtejn/ Kuqezinjtë i japin suksesin e parë Panucci-t (film-highlights)

Shqipëri-Lihtenshtejn/ Kuqezinjtë i japin suksesin e parë Panucci-t (film-highlights)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com