Kryebashkiaku Erion Veliaj ka inspektuar nisjen e punimeve të këndit rekreativ që po ndërtohet në Sauk do t’i shërbejë jo vetëm argëtimit të fëmijëve, por do të jetë edhe një mundësi më shumë ku të moshuarit mund të kalojnë kohën.
Veliaj kërkoi edhe bashkëpunimin e banorëve që të heqin vetë pengesat apo muret e tyre rrethuese dhe t’i hapin rrugë zbatimit të plotë të projektit.
“Bashkia e Tiranës në gjysmën e dytë të mandatit të saj do të punojë me të njëjtin ritëm dhe cilësi si dhe në dy vitet e para për të mundësuar që investimet e saj të jenë të prekshme për të gjithë banorët e Tiranës”, tha Veliaj.
Përveç investimit në krijimin e këndit çlodhës, është parashikuar sistemimi i kanaleve të ujërave të shiut, trotuaret, gjelbërim, asfaltim i rrugës, krijimi i 15 vendeve për parkim, një prej të cilëve do jetë për persona me aftësi të kufizuara. Këndi i lojërave për fëmijë që do të ndërtohet në Sauk është i treti në Njësinë 2.