Pas shpalljes së aksionit të ri nga kryeministri Rama për të sekuestruar pasuritë kriminale, ka reaguar LSI.
Përmes një statusi në Facebook, Endrit Braimllari shkruan: “bosi i drogës drejtoi task-forcën” ndërsa akuzon Ramën se në 4 vite bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit.
Sipas Braimllarit paratë e krimit u përdorën në fushatë, ndërsa Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur një plan kombëtar.
Statusi i plotë
BOSI I DROGËS DREJTON TASK-FORCËN !!
Në 4 vite Edi Rama bashkëpunoi ngushtë me grupet kriminale, duke lejuar mbjelljen dhe kultivimin e kanabisit.
Edi Rama në 4 vite udhëhoqi rrjetet dhe grupet kriminale me qëllim shfrytëzimin e tyre dhe paratë e krimit për fushatë elektorale.
Edi Rama tani kërkon të lajë duart duke ngritur një plan kombëtar për luftën kundër kanabisit, që nuk është gjë tjetër veçse krijimi i linjave të reja të kultivimit të kanabisit.
Bosi i drogës po djeg arat, tani që nuk kanë asnjë vlerë, me qëllim që të pastrohen mirë për të mbjellë kanabis të ri.