Bardhyl Kollçaku është betuar ditën e sotme në ambientet e Presidencës për detyrën e re të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Në cermoninë e betimit Kollçaku tha se është nder dhe privilegj që më besohet kjo detyrë. Zotohem që do të bëj më të mirën”.
Ndërsa Presidenti Ilir Meta tha: “Jam besimplotë se do të përmbushni me sukses detyrën tuaj fisnike. Në sajë të eksperiencës dhe profesionalizmit, zoti Kollçaku jep garanci për përmbushjen e detyrës”.
“Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare do të mbështeten fuqishëm nga unë. Shpreh konsideratën time më të lartë, respektin dhe mirënjohjen për burrat dhe gratë në uniformë që shërbejnë për mbrojtjen e vendit dhe interesave kombëtare. Përkushtimi dhe sakrifica sublime do të respektohen dhe vlerësohen”, shtoi Meta gjatë ceremonisë së betimit.