Policia e Durrësit ka arrestuar një 16 vjeçar pasi ishte kthyer në tmerrin e banorëve të Durrësit dhe të Shijakut, duke grabitur nëpër banesa.
Operacioni i koduar “Minoreni-2”, dokumentoi të paktën 12 vjedhje të të riut J.P. 16 vjeç, banues në Shenavlash, Durrës, i ndaluar nga policia.
Vjedhjet e kryera nga i riu:
1.Më datë 14.05.2017, në Shijak, dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetases E.B. ku ka marrë sende të ndryshme dhe vlera monetare.
- Më datë 12.06.2017, në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M.K. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
- Më datë 24.06.2017, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje kioskën e shtetases D.K. ku ka marrë pije të ndryshme.
- Më datë 10.07.2017, në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka hyrë nga dritarja e lokalit në pronësi të shtetasit B.K. ku ka marrë vlera monetare.
- Më datë 15.07.2017, në fshatin Sukth I Ri, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.S. ku ka marrë një aparat telefoni celular dhe vlera monetare.
- Më datë 29.07.2017, në lagjen Nr.15, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases Sh.S. ku ka marrë disa paketa cigare.
- Më datë 31.07.2017, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se ka vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit I.E. ku ka marrë vlera monetare.
- Më datë 07.08.2017, në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.K. ku ka marrë dy ora dore dhe vlera monetare.
- Më datë 10.08.2017, në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases V.B. ku ka marrë vlera monetare.
- Më datë 13.08.2017, në Shijak dyshohet se ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh.K. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
- Më datë 16.08.2017, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit A.D. ku ka marrë bizhuteri dhe vlera monetare.
- Më datë 23.08.2017, në Arapaj, Durrës dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit Xh.M. ku ka marrë një TV.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”e kryer më shumë se një herë.