Një aksident rrugor ka ndodhur sot në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.
Bëhet me dije se dy furgonë me pasagjerë janë përplasur mes tyre në vendin e quajtur “Kthesa e Pishkashit”.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia me të cilën po lëviznin automjetet.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.