Pas zyrtarizimit të emrave të ministrave të rinj, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim informal me kabinetin qeveritar pasditen e sotme në Vlorë.
Mësohet se në mbledhjen informale me 13 ministrat dhe zv/ Kryeministren do të përcaktohen kompetencat për secilën ministri, drejtoritë e varësisë, por edhe godinat e reja pas ristrukturimit dhe shkrirjes që pësuan disa ministri.
Nga ristrukturimi i qeverisë së re, u shkurtuan 6 ministri, ndërsa një pjesë e tyre do të kalojnë në nivel drejtorish.
KABINETI I RI QEVERITAR “RAMA 2”
Kryeministër Edi Rama
Zv/ kryeministre Senida Mesi
Ministër i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko
Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrëseve Sonila Qato
Ministria e Jashtme Ditmir Bushati
Ministria e Brendshme Fatmir Xhafaj
Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka
Ministria e Drejtësisë Etilda Gjoni
Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro
Ministria e Financave, Ekonomisë e Punës Arben Ahemtaj
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Lindita Nikolla
Ministria e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social Ogerta Manastirliu
Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës Damian Gjiknuri
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi