Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një turiste polake është përdhunuar dhe i dashuri i saj është rrahur barbarisht nga një grup prej katër personash në Rimini.
Turisti polak ka humbur ndjenjat pas goditjeve të marra në kokë, nga agresorët ku dhe i kanë grabitur të gjitha sendet me vlerë.
Të dy turistët janë shtruar në spital e po mbahen nën vëzhgimin e mjekëve.
Policia italiane ende po kërkon për të dyshuarit pas incidentit, të cilin ata e kanë quajtur “sulm brutal”.