Gëzimi i dasmës për pak sa nuk është shndërruar në tragjedi për banorët e një pallati në Tiranë.
Disa dasmorë në Yzberisht kanë ndezur fishekzjarre, të cilat i kanë vënë flakën një apartamenti.
Një nga fishekzjarrët e hedhur nga dasmorët përfundoi në ballkonin e banesës, duke sjellë për pasojë zjarrin.
Për fat të mirë gjithçka është mbyllur pa të lënduar në njerëz, por vetëm me dëme të vogla materiale.