Një konvikt privat është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në qytetin e Korçës.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë thyer xhamat e ndërtesës për të nxjerrë njerëzit jashtë.
Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.