Tenton t’i djegë me benzinë shtëpinë xhaxhait pas një konflikti pronësie, Policia e Librazhdit arreston 26-vjeçarin.
Besnik Zika me banim në durrës ka rënë në pranga pasi ka goditur me thikë xhaxhain e tij, M.Z, 70 vjeç dhe ka ushtruar dhunë mbi bashkëshorten e xhaxhait të tij, M.Z, 63 vjeç, si dhe mbi nusen e djalit të xhaxhait, A.Z, 36 vjeç.
Zika akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë”.