Policia greke është vënë në alarm pasi ka zbuluar që lënda e re narkotike e quajtur salvia, ka hyrë për herë të parë edhe në Greqi.
Salvia është një drogë psikoaktive që del nga bima me të njëjtin emër, që prodhohet kryesisht në provincën Oaxaca në Meksikë.
Salvia shkakton halucinacione intensive, ndaj dhe është karakterizuar si “udhëtari i shpirtit”. Përdoruesit e saj, në gjendje halucinante besojnë se mund të fluturojnë dhe hidhen nga ndërtesa të larta duke humbur jetën.