Një foshnje 7 muajshe e raportuar e humbur pas tërmetit të mbrëmshëm në Itali është gjetur sot nën rrënoja.
Foshnja i ka shpëtuar mrekullisht lëkundjeve duke marrë disa gërvishtje ndërsa ndërsa dy vëllezërit ende janë në rrënoja.
Tërmeti i 3.6 i shkallës Richter, goditi ishullin turistik të Ischia, pranë Napolit, të hënën në mbrëmje duke shkaktuar rrënimin e disa ndërtesave, ku 2 persona humbën jetën dhe 39 të tjerë u plagosën ndërsa disa persona rezultojnë të zhdukur.