Pas sulmeve në Spanjë, Gjermani, Finlandë e Rusi, një tjetër ngjarje ka ndodhur në Francë ku një futgon është futur me shpejtësi në dy stacione autobusësh në Marsejë duke lënë një person të vdekur dhe një të plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë paradites së sotme në lagjen Croix Roug të Marsejës, në Francë.
Drejtuesi i mjetit u ndalua nga policia pak pas ngjarjes, ndërkohë që deri më tani nuk bëhet me dije motivi i aksidentit.
Mësohet se viktima është një grua 41 vjeçe, ndërkohë një vajzë 29 vjeçe ka mbetur e plagosur.
I arrestuari është një 35-vjeçar francez, i njohur nga policia për disa precedentë penalë, por i paskeduar për radikalizëm.