Pavarësisht prishjes së motit nga mesnata e djeshme, kjo nuk i ka ndaluar pushuesit që të udhëtojnë drejt qyteteve bregdetare.
Radha e makinave thuhet se ka arritur 12 km, dhe mjetet janë të bllokuara prej më shumë se një ore. Në vendngjarje ka shkuar policia rrugore, për zhbllokimin e trafikut dhe normalizimin e situatës.