Komisioni Evropian ka njoftuar sot se rreth 15 shtete janë prekur nga skandali i vezëve të kontaminuara me insekticid helmues.
Gjithashtu, dy vendet jo anëtare të BE-së, Zvicra dhe Hong Kongu kanë blerë vezë me origjinë nga fermat e pulave, në Belgjikë, Hollandë, Gjermani dhe Francë që janë trajtuar me insekticidin që i përket familjes kimike të fenilpirazolit, fipronil.